Afganistan: Të paktën 17 vetë të vrarë në një tempull shiit në Kabul

221
fresco

Afganistan: Të paktën 17 vetë të vrarë në një tempull shiit në Kabul

midle

Të pakten 17 persona, shumica prej tyre besimtarë shiitë, janë vrarë gjatë një sulmi në një tempull në kryeqytetin Kabul në Afganistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme afgane, Sediq Sediqqi, tha se 62 persona të tjerë, përfshirë 12 policë, janë plagosur në sulmin në këtë tempull.

Derisa forcat e sigurisë afgane kanë evakuuar tempullin “Karte Sakhi”, që është më i madhi në Kabul, ku besimtarët ishin mbledhru për r festën e Hashureve, që është njëra ndër më të rëndësishme në kalendarin shiit.

Kulminacioni i festimeve bëhet sot.

Në korrik, nga një sulm për të cilin përgjegjësinë e ka marrë  Shteti Islamik, janë vrarë 84 vetë, shumica prej tyre të shiitë.

Comments