Afrim Gashi: Nuk kemi dalë në skenën politike t’i mashtrojmë njerëzit

455

Ali Ahmeti nuk e ka më kredibilitetin enjë lideri shqiptar që mund t’i ftojë shqiptarët në unifikim. Kështu iu përgjigj deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, pyetjes se pse Lëvizja BESA nuk shkoi në takimin e thirrur nga lideri i BDI-së. Gashi në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA, shtroi pyetjen se pse Ali Ahmeti nuk e bëri unifikimin kur i kishte 153 mijë vota të shqiptarëve, dhe pse menjëherë pas konfliktit të vitit 2001 nuk arriti ta realizojë unifikimin kur edhe duheshte më shumë, por në vend të kësaj e themeloi BDI-në si parti politike!

“Cila është arsyeja që ne të ulemi me një tavolinë nëse në ditët në vijim në rend dite në Kuvendin e Maqedonisë vie ligji për zyrtarizimin e shqipes në gjithë territorin e Maqedonisë, s’kemi nevojë pse të ulemi, ne thjeshtë e votojmë atë ligj. Përcaktimet programore tonat dhe të partive tjera shqiptare janë të qarta. Ne mund të ulemi për artikulim ose për ndonjë çështje për të cilën kemi dallime. Ky është shtrembërimi që i bëhet opinionit, se gjoja ne po mblidhemi për ta artikuluar çështjen shqiptare në Maqedoni. Nuk bëhet fjalë për çështje kombetarë, bëhet fjalë për mundësi për të gjetur rrugë se si të shkohet te Gruevski. Dmth edhe ne partitë e tjera që do të shkonim aty, ta justfikojmë këtë kalim të BDI-së te Nikolla Gruevski”, deklaroi Gashi.

 Ai shtoi se është shumë e dhimbshme që shqiptarët 15 vite radhazi ia kanë dhënë votën Ali Ahmetit që të ballafaqohet me Gruevskin apo Cërvenkovskin, por ai ato vota ia ka dorëzuar Gruevskit dhe me sipas Gashit, bashkë me kreun e VMRO-së i ka luftuar shqiptarët.Gashi tha se edhe në takimin e dytë të Ahmetit, Lëvizja BESA nuk do të merr pjesë.

“Çfarëdo që merren vesht ato për çështjen shqiptare ne e pranojmë, pse duhet të ulemi? Gjith fushata e BESËS, jo vetëm në fushatën parazgjedhore, por momnti që është themelu BESA është si rezultat i dështimit të partive politike shqiptare. Si mund tash ta arsyetojmë veprimin tonë dyvjeçarë dhe të ulemi me ata që deri dje i kemi kritikuar se e kanë çuar në dëm çështjen shqiptare”, tha Gashi

Sipas tij, në thirrjen e Ahmetit për unifikimin e faktorit politik shqiptar, ka një tendencë të krijohet një bindje në opinion se të gjithë politikanët mashtrojnë para zgjedhjeve ndërsa pas zgjedhjeve ulen bashkë e merren vesht. “Nuk kemi dalë në skenën politike t’i mashtrojmë njerëzit”, tha Gashi.

Comments