Agim Bahtiri flet për dorëheqjen e Albena Reshitajt

215

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur rreth dorëheqjes së Albena Reshitajt nga posti i Ministres së Mjedisit.

Bahtiri tha se akoma s’e ka kuptuar arsyen e dorëheqjes së saj.

‘Asnjëherë nuk është diskutuar çështja e saj. Ajo ka qenë shumë aktive në parti. Prej partisë asnjëherë nuk ka pasur probleme. Ka qenë vetë ajo që ka dhënë dorëheqje dhe unë ende nuk e kam të qartë pse. Nuk e di saktë çfarë kë ndodhur sepse nuk e kam takuar, por prej partisë nuk ka pasur presion. Ka qenë vullnet i saj”, ka thënë Bahtiri gjatë një interviste në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Pas dorëheqjes së saj, Kryeministri Ramush Haradinaj e ka emëruar këshilltare politike, ish ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Comments