Agim Ibraimi futbollisti i vetëm që i ka shënuar Spanjës (VIDEO)



Agim Ibraimi mbetet futbollisti i vetëm që i ka shënuar Spanjës në ndeshjet zyrtare që këto dy kombëtare i kanë zhvilluar deri më tani, njofton “aktuale.mk”.
Futbollisti kampion me Astanan, “Furisë së Kuqe” i kishte shënuar më 08 shtator të vitit 2014-të në ndeshjen eliminatore për Evropianin e vitit 2016-të.
Në atë ndeshje të zhvilluar në “Ciudad de Valencia” Maqedonia kishte pësuar disfatë me rezultatin 5:1, ndërsa Ibraimi kishte arritur që të mposhtë Iker Kasiljasin nga pika e bardhë.
Dy gola të tjerë Spanjës në përballjet direkte me Maqedoninë, i kishte shënuar Goran Pandev në disfatën 2:3, në miqësoren e zhvilluar në Shkup më 12 gusht të vitit 2009. (aktuale.mk)