Agim Nuhiu në Kampin e Tabanovcës me fëmijët migrantë, i jep një imazh ndryshe MPB-së

Kreu i Ministrisë së Brendshme Agim Nuhiu vazhdon të sjellë gjëra ndryshe në institucionin që e drejton duke i dhënë një imazh tjetër transmeton Faktiditor.ch.Kësaj rradhe ai ka qenë i pranishëm në Kampin e Tabanovcës me fëmijët migrantë nga viset e prekura nga Lufta në Lindjen e Mesme në përpjekje për t’ju plotësuar një pjesë të ditës dhe për t’ju ofruar atyre një kënaqësi momenti!
“Efektivin e policisë e porositëm që të shprehim dashuri dhe të provojmë të nxisim kënaqësi momenti për këta fëmijë ashtu siç bëjmë duke i përqafuar dhe përkdhelur fëmijët tanë!
Kështu efektiv të policisë duam ne!” ka deklaruar Agim Nuhiu ./Faktiditor/.







