Agim Nuhiu në krye të MPB-së

341

Me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga KSHZ-ja faktikisht mbaron edhe mandati i ministrave dhe zëvendës ministrave plotësues në Ministrinë e brendëshme dhe atë për punë dhe politikë sociale, bujqësisë dhe shoqërisë informative dhe administratë.

Marrëveshja e arritur mes katër partive politike nënkupton se ministri Spasovski dhe Remenski nuk do të drejtojnë me dikasterët që kanë tani ndërkohë që këto dy dikastere deri në zgjedhjen e qeverisë së re pritet t’i drejtojnë Agim Nuhiu ministrinë e brendëshme dhe Ibrahim Ibrahimi atë për punë dhe politikë sociale.

Comments