AGIM NUHIU: PASAPORTAT ME URGJENCË PËR DIBRANËT JO NË SHKUP, POR NË DIBËR!

229


Eshtë së fundmi Dibra gjegjësisht qytetarët e saj që do të mund më lehtë dhe më shpejtë t’i shfrytëzojnë shërbimet civile administrative të MPB-së konfirmoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu transmeton Faktiditor .Sipas tij nga 1 shtatori ata nuk duhet më të udhëtojnë deri në Shkup për nxjerrjen e pasaportave me procedurë urgjente. Një shërbim i tillë do të ofrohet në zyrat e MPB-së në Dibër!
“Kultura organizative dhe funksionale në MPB nuk është statike. Ajo ndryshon sepse ndryshojnë konteksti dhe sfidat që përballemi. Zgjidhjet e reja kur vëhen në jetë dhe kur arrijnë përshtatshmërinë bëhen kulturë e sjelljes dhe vlerë institucionale” deklaroi Nuhiu.
Ai thotë se ne do të jemi atje ku ka nevojë! Qytetarët meritojnë më shumë! Ne jemi në shërbim të qytetarëve! shprehet njeriu i dytë i MPB-së duke konfirmuar se tashmë rradhën e ka Struga që do t’i shfrytëzojë këto lehtësime të shërbimeve civile administrative të MPB-së ./Faktiditor/.

 

Comments