AGIM NUHIU :STRUGANËT NUK DUHET TË UDHËTOJNË MË DERI NË SHKUP PËR PASAPORTAT ME URGJENCË!
Pas disa qyteteve tjera është Struga që do të ketë lehtësim sa i përketë pasaportave me urgjencë.Kjo është bërë e ditur nga njeriu i dytë i Ministrisë së Punëve të Brendshme Agim Nuhiu transmeton Faktiditor.Nuhiu ka deklaruar se nga 1 shtatori në zyrat e MPB-së në Strugë do të funksionojë shërbimi “urgjenca regjionale”!
“Marrja e pasaportave me urgjencë nuk do të bëhet vetëm në Shkup, por edhe në Strugë. Nuk duhet të udhëtohet më nga Struga deri në Shkup për pasaportat me urgjencë, por ky shërbim do të ofrohet në zyrat e MPB-së në Strugë! MPB- ja duhet të ndryshohet në detaje! Qytetarët meritojnë edhe më shumë! Ne jemi për qytetarët!” ka deklaruar zëvebdësministri i MPB-së Agim Nuhiu/Faktiditor/.