Agim Nuhiu : Të shmanget çdo sjellje, veprim apo akt që përmban elemente kanosje apo kërcënimi në lidhje me propagandën politike


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka bërë një apel gjithëpërfshirës te të gjithë aktorët politik dhe aktivistët partiak që të shmangen nga çdo sjellje, veprim apo akt që përmban elemente kanosje apo kërcënimi në lidhje me propagandën politike transmeton Faktiditor.ch.
Me këtë rast Nuhiu është shprehur se :”u garantojmë se gjithë secili do të përballet me ligjin nëse bien ndesh me atë! “- duke dënuar çdo sjellje në kundërshtim me ligjin!
Ai ka thënë se ” ne mbështesim vetëm dhe vetëm fushatë të qetë, fer dhe demokratike!
Askush nuk është mbi ligjin! ka deklaruar njeriu i dytë i MPB-së Agim Nuhiu