Agjencia bullgare Focus për Petrovskin: Personi, familja e të cilit ka pasaportë bullgare, kritikon marrëveshjen me Bullgarinë

299
fresco

midle

Agjencia bullgare Focus botoi një artikull për qëndrimin e ish-drejtorit të Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, Filip Petrovski lidhur me marrëveshjen Maqedoni-Bullgari.
“Lufta kundër nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë bëhet pa kompromise dhe në të partia e Nikolla Gruevskit nuk zgjedh qasje e as mjete”, shkruan Focus.
“Filip Petrovski, me prejardhje nga Kumanova, i njohur si person i afërt i familjes Gruevski, ka arritur të sigurojë të afërmit me pasaportë bullgare. Babai i njërit nga luftëtarët më aktive kundër marrëdhënieve bullgaro-maqedonase, Tihomir Petrovski posedon pasaportë bullgare nga viti 2011 , nëna e tij Marinella Petrovska ka marrë pasaportë në vitin 2006, dhe vëllai i tij Marko Petrovski në vitin 2015 “, thuhet në tekst.
Në një situatë të ngjashme, siç potencohet në tekst, bën pjesë edhe pjesa më e madhe e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së si në nivel qendror, rajonal, grupi parlamentar i partisë, si dhe disa ish-ministra në kabinetet e ndryshme të Nikolla Gruevskit.

Comments