Pas paralajmërimit të takimit të ri midis Dimitrovit dhe Koxiasit më 12 prill në Ohër dhe deklaratat optimiste të kryeministrit Zoran Zaev, vlerësohet se kontestit të emrit po i vjen fundi.
Kryeministri Zaev, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve, MIA tha se beson se negociatat janë në drejtimin e duhur.
Kur të dëgjoni paralajmërimin për takimin Zaev-Cipras ta dini se jemi këtu me zgjidhje të dinjitetshme për shtetin – ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

