Agjentja: Simeone te Lazio? Pse jo!


Simeone është një ndër trajnerët më të kërkuar të momentin, me Interin që e ka në krye të dëshirave. Por, Natalia Simeone motra njëkohësisht edhe agjentja e tij është shprehur se ai mund të drejtojë Lazion në të ardhmen.
“Lazio? Diego ka kujtime të mrekullueshme te Lazio dhe me popullin romak. Mendja e tij është në Atletico Madrid, por ne nuk mund të themi se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.
“Në futbollin modern ju gjithmonë keni për të folur dhe për të diskutuar ditë-pas-dite, si çështje e respektit. Në të ardhmen ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë”.