Ahmeti: BDI nuk njeh humbje! Unë luaj në super ligë

173

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në press konferencë deklaroi BDI është parti e cila nuk njeh humbje, sepse e njejta gjithmonë ka realizuar të gjitha premtimet dhe shihet si model për të gjitha partitë e tjera.

Ahmeti potencoi se ai gjithmonë luan në super ligë.

‘BDI nuk njeh humbje dhe nuk është kurrë humbës! Presidenti të zgjidhet në kuvend është propozim dhe ide e BDI-së ndër vite, ndaj edhe Taravarin e falenderoj që paska reflektuar ndaj platformës dhe ideve që jep BDI. Unë luaj në super ligë”, deklaroi Ahmeti.

Comments