
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, kanë zhvilluar një takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaevin.
Pas takimit, Ahmeti ka thënë se të gjitha palët janë të interesuara që të arrijnë një marrëveshje, duke aluduar në atë se kjo mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.
I pyetur në lidhje me atë se a ka qenë i ftuar në takim lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Ahmeti tha se BESA i zhvillon ndaras bisedimet me mandatarin Zoran Zaev.