AHMETI DHE THAÇI S’E BËJNË HESAP “HYXHYMIN” E ZAEVIT
Partitë shqiptare nuk shqetësohen se mund të humbin pjesë të trupit votues, pasi lideri i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare njëra nga qëllimet e opozitës maqedonase do të jetë elektorati shqiptar.
Sipas informacioneve, ky pozicionim i opozitës të udhëhequr nga LSDM nuk do ta ndryshojë strategjinë parazgjedhore të partive shqiptare, që me siguri edhe në zgjedhjet në dhjetor do të mbeten të fokusuar në kampusin e tyre etnik, njofton “Dnevnik”.
Kjo nënkupton se programi zgjedhor dhe oferta do të orientohet kah shqiptarët edhe pse thonë se janë të hapur për gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Ndryshe, LSDM që të tërheq më shumë vota në kampusin shqiptar, në zgjedhjet e ardhshme do të udhëheq fushatë edhe për votuesit shqiptar, pra në mitingjet, funksionarët e tyre do të mbajnë fjalime edhe në shqip, transmeton Aktuale.mk.