AHMETI: Do i bie tavolinës dhe do ta shqyej nëse e do nevoja (FOTO)



Do i bie tavolinës dhe do ta shqyej nëse e do nevoja, sepse ka do punë që kërkojnë konsensus. Ne kemi punuar me shumë miq, kam bërë një sërë takimesh me palën greke, Bruksel e Uashington sepse ky problem është shumë emocional, ka thënë lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke aluduar në kontestin e emrit që ka vendi me Greqinë.
“Besoj që ky le të jetë një mandat që të reflektojnë gjitha palët dhe të kërkojmë një zgjidhje përfundimtare. Me rëndësi është që këto gjitha sherre të mbyllen në pajtueshmëri dhe të kemi rajon më të paqtë. Pa zgjidhjen e këtyre problemeve nuk mund të jesh pjesë e NATO-s e BE-së”, ka thënë Ahmeti, në tubimin e sontëm para dibranëve, .