AHMETI: Fitorja nuk mjafton, duhet përfaqësim i çeliktë (FOTO)



Lideri i BDI-së Ali Ahmeti përmbylli takimet në anën e Karshiakës në Studeniçan dhe Batincë ku takoi grupe të ndryshme interesi. Ahmeti zhvilloi bisedë me banorët e anës, për ta përfunduar takimin në një tubim në Batincë ku u prit nga një numër i madh i banorëve. Ahmeti nga banorët e vendbanimeve kërkoi unifikim vote, jo vetëm të asaj shqiptare por edhe turke e boshnjake, për një mandat sa më të fortë në qeverinë e ardhshme.
“Unë jam vëllai juaj, unë në veprimtarinë time për 35 vite nuk kam luftuar vetëm për shqiptarëve por për të drejtat e të gjitha komuniteteve, shqiptarëve, turqve, boshnjakve, pasi të gjithë kanë qenë të persekutuar.
Unë si vëllai juaj kërkojë që bashkë të punoni pasi të ndarë të tjerët ju duan, bashkimin tonë nuk e duan tëtjerët, pasi mos të lejojmë qëmandatet tona të dobësohen, të bashkuar kush e di sa të fortë të jenë të huajt, nuk mund të na sundojnë por as të bëjnë majtap. Bëhuni të rëndësishëm pasi bashkë i vërboni të tjerët nga ai bashkim, nga ai potencial që ju do ta krijoni”, tha Ahmeti në tubimin përmbyllës në Batincë.
Ahmeti vizitoi edhe disa kompani vendase ku bisedoi mbi kushtet në të cilat kompanitë po veprojnë. Më tej, para banorëve të këtyre vendbanimeve, Ahmeti pos porosisë tashmë të njohur për mos përçarje të votës shqiptare, foli edhe rreth platformës së BDI-së, ku mes tjerash ritheksoi se BDI është zotuar se do të vazhdojë së krijuari kushte të volitshme për zhvillim të biznesit dhe uljes së mëtejme të papunësisë.