Ahmeti: Garancë për kandidatët tanë jam unë, Qeveria dhe Parlamenti (VIDEO)
Po dëgjojë se kandidatët tanë po ngacmohen nga oponentët për të bëmat apo të mosbëmat e BDI-së. Unë do doja tu them shokëve të mi, bashkëveprimtarëve të mi, duke filluar nga Teuta dhe të gjithë ju, se me shumë kujdes jam duke i përcjell oponentët dhe po i vëzhgojë me urtësi, po vëzhgoj% programet e tyre që nuk i kanë.
Më duket se kanë hyrë në një skemë të filmave serial dhe mendojnë se me aq lehtësi drejtohet e qeveriset. Të drejtosh procese kombëtare, nuk është film serial, të drejtosh të gjitha padrejtësitë që i janë bërë shqiptarëve në shekullin e kaluar – nuk ka qenë e lehtë. Unë i kam parë oponentët që ata kërkojnë të dinë se çfarë ka bërë BDI! Për ti numëruar veprat kapitale, do tu duhen ditë të tëra… Kështu e ka nisur fjalimin e tij lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti në tubimin madhështor sonte të BDI-së, ku kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi shpalosi proogramin për mandatin e ardhshëm 2017-2021.
“Megjithatë, këtë punë kanë oponentët, por populli di të vendos dhe të vlerësojë. Edhe atëherë, por edhe sot – apelojmë që palët të garojnë konform standardeve, sepse ne na duhen zgjedhje të pranueshme dhe të lira, ne na duhet një garë vërtetë mbresëlënëse. Si popullit tonë, ashtu edhe faktorit ndërkombëtarë i bëjmë me dije se jemi të interesuar për vlera dhe s’do mend që ne kemi qenë dhe do mbetemi më të mirët, më të organizuarit, sepse vetëm me organizim, mund të lëvizim proceset përpara. Para nesh kemi detyra jo vetëm të qeverisim pushtetin lokal, por edhe të drejtojmë procese që janë ndihmesë e pushtetit lokal që ai të jetë më i suksesshëm. Sigurisht që kriza që mbërtheu vendin për dy vjet, ka ndikuar edhe në stagnimin e pushtetit lokal në projekte të dobishme për qytetarët. Por, tani u krijuan rrethana që në këtë vend të veprohet mirë dhe shpresoj realizimin e të gjitha premtimeve. Qeveria reformuese vërtet ka angazhime serioze si në planin ndërkombëtar, por edhe në atë kombëtar. vendit i duhet stabilitet e paqe e qëndrueshme, drejtësi, reforma… dhe këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit që kanë udhëhequr procese dhe kanë bagazh të fortë dhe të begatë. Këta janë BDI qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel lokal”, ka thënë Ahmeti. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka dhënë garanca se kandidatët e BDI-së kanë mbështetjen e Qeverisë dhe Parlamentit për të çuar përpara projektet që këto ditë i kanë prezantuar para qytetarëve.
“Unë jam këtu për të dhënë garanca të fuqishme për të riafirmuar dhe konfirmuar mbështetjen e fortë të Qeverisë, duke filluar nga zëvendëskryeministri Hazbi Lika, ministrat dhe grupi parlamentar se do të qëndrojmë fortë pas Teuta Arifit dhe gjithë kryetarëve tanë”, ka thënë Ahmeti.
Tetova me 3shin ✅Bashkë…për Komunën që ❤️
Posted by Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI on Donnerstag, 12. Oktober 2017