Ahmeti godet partitë shqiptare: Nuk keni takat të dilni në mejdan me ne (VIDEO)



Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin e rinistëve që po zhvillohet në Çair të Shkupit, ka goditur opozitën shqiptare, duke u thënë atyre se ata nuk kanë takat dhe imunitet të përballen me Bashkimin Demokratik për Integrim, raporton TetovaSot.
“Po ju drejtohem oponentëve tanë, dhe kundërshtarëve të mi, se ata nuk kanë takat dhe iminutet të dalin në mejdan me ne”, ka theksuar Ali Ahmeti gjatë tubimit së rinisë të BDI-së.
Ai gjithashtu ka drejtuar edhe kritika ndaj partisë opozitare maqedonase, për të cilën theksoi se ata po sillen si shpëtimtarë të shqiptarëve, për të marrë votat e shqiptarëve, por se BDI-ja u ka qëndruar në krahë shqiptarëve dhe se BDI-ja ka sakrifikuar gjithçka që t’ju del në ndihmë shqiptarëve.
he se BDI-ja ka sakrifikuar gjithçka që t’ju del në ndihmë shqiptarëve./TetovaSot/