Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se po bëhet fjalë për planin B përderisa Gjorge Ivanov nuk ia dha mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit.
Detajet për atë do të diskutohen sot në orën 14:00 në Kryesinë qendrore të partisë në Reçicë të Vogël-Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti sot në mëngjes është takuar me ministren për mbrojtje të Shqipërisë, Mimi Kodheli me të cilën kanë diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend dhe integrim të shpejtë në BE dhe NATO.