Ahmeti: Jo strehim atyre me dy paga


Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka përmendur rastin e banesave të liruara në lagjen “Dardani”
Sipas Ahmetit nga gjashtë banesa sa ishin në total të liruara, tre prej tyre ishin studentë me qera, siç tha ai familjarë të politikanëve e deri tek politikanët që sipas tij kanë shpërndarë banesa në vitin 1999.
“Në një vend si Kosova, kryetari i Gjykates e cila ka marr vendim në vitin 2008 ju thotë dhe i nxit që të shkojnë te shtëpia e kryetarit të kryeqytetit për të mos zbatuar vendimin që e kanë nxjerr vetë. E vërteta po del dhe do të del në shesh dita ditës e do të shihet se kush çfarë ka bërë. p.sh që në ditën e parë të lirimit të banesave, nga 6 të liruara në tre prej tyre ishin studentë me qera, ka shitblerje të këtyre banesave, familjarë të politikanëve e deri te politikanë të fortë që kanë shpërnda banesa në vitin 1999. Por kjo le ti mbetet organeve kompetente për shqyrtim”, shkruan Ahmeti.
Kryetari i kryeqytetit poashtu tha se gjatë këtyre ditëve shtatë familje në Prishtinë, janë vlerësuar me gjendje të rëndë sociale dhe se komuna ka filluar procedurat e strehimit në vende të ndryshe, por Ahmeti theksoi se nuk mund t’ju ofrohet strehim siç tha ai atyre me dy paga apo atyre që marrin qera prej studentëve e siç i quan ai politikanëve të pasur.
“E keqja është që një grup i vogël i njerëzve në hall po instrumentalizohen për sulme politike. E Komuna e Prishtinës po vazhdon me punën e vetë. Gjatë këtyre ditëve janë vlerësuar se shtatë familje janë në gjendje më të rëndë sociale, dhe tre të tjera me fëmijë me nevoja të veçanta. Komuna e Prishtinës qe një kohë ka filluar procedurat për strehimin në vende të tjera ku ka mundësi. Por strehim nuk mund të ju ofrohet atyre me dy paga, atyre që marrin qera prej studentëve e politikanëve të pasur”, shkruan në fund Ahmeti./21Media