Ahmeti: Krizën në Maqedoni e shkaktuan disa qendra që nuk ia duan të mirën vendit

116

Ahmeti: Krizën në Maqedoni e shkaktuan disa qendra që nuk ia duan të mirën vendit

Moebel THEMA

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se kriza politike ka penguar këtë parti që të arrijë rezultate më të mira gjatë mandatit të fundit në qeveri. Në takimin në Tetovë me Forumin e Gruas të BDI-së Ahmeti shprehu dyshimin se kriza mund të jetë nxitur nga qendra të caktuara që nuk ia duan të mirën vendit.

Megjithëse nuk zbardhi se për cilat qendra bëhet fjalë, lideri i BDI-së tha se bëhet fjalë për forca egoiste dhe regresiste që duan ta pengojnë zhvillimin e vendit. Por pavarësisht kësaj, Ahmeti u shpreh i bindur se partia e tij do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Kemi mundur të bëjmë shumë më mirë nëse nuk përballeshim me një krizë mund edhe e planifikuar edhe e parashikuar nga qendra që nuk duan që ky vend të ecë përpara që nuk duan që ky vend ta zë vendin e merituar në rajon dhe Evropë por edhe në botë. Ka forca egoiste dhe regresiste që u intereson stagnimi dhe frenimi i zhvillimit të mëtejmë”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së./Alsat/

Comments