Ahmeti në Gostivar: BDI-ja do të jetë forca vendimtare e 11 dhjetorit



Bashkimi Demokratik për Integrim sonte po zhvillon tubim qendror në sheshin e Gostivarit. Para të pranishmeve të Gostivarit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se është momenti të bëhemi bashkë, dhe mos të përçahet vota shqiptare, njofton TetovaSot.
“Mos u dridhet qerpiku se kështu të ndarë nuk do të fitojnë shqiptarët asgjë. Më të denjë se ne nuk mund të ketë vend, por të vegjlit nuk mund ta dëmtojnë BDI-në por shqiptarët, duke përçarë votën shqiptare”, theksoi në Gostivar, Ali Ahmeti.
Ai më tej tha se BDI do të jetë forcat vendimtare e 11 dhjetorit.
Nevzat Bejta: Më 11 dhjetor në mbrëmje do të festojmë fitoren më të madhe në histori

Shefi i shtabit komunal, kryetari i komunës së Gostivar, Nevzat Bejta u bëri thirrje qytetarëve të Gostivar që të dalin masovikisht dhe të votojnë për Bashkimin Demokratik për Integrim
“Më 11 dhjetor në mbrëmje, do të festojmë fitoren më të madhe në historinë e qytetit e Gostivarit”, theksoi Nevzat Bejta.
Ai u bëri thirrje të gjithë të pranishmeve që së bashku me familjarët e tyre që masovikisht të dalin në zgjedhjet e së dielës dhe të rrethojnë numrin 3 dhe të votojnë për Bashkimin Demokratik për Integrim.