Ahmeti nga Saraji: Le të bëhen bashkë kundër BDI-së


Madje, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka inkurajuar që siç tha, “gjithë funksionarët e BDI-së kanë urdhër të mbështeten investitorët, sepse ne nuk bëjmë fabrika, por ata që kanë mundësi, investojmë dhe se ne krijojmë kushte dhe ligje për të bërë të njëjtën”.
“Prioritet mbetet siguria e qytetarëve, pra me këtë forcojmë stabilitetin. Nuk kemi nevojë për turbullira si shqiptarë, por të krijojmë imazh paqësor. Le të bëhen bashkë kundër BDI-së por kurrën e kurrës nuk e duam që të humbin shqiptarët”, ka theksuar Ahmeti në Saraj.