Ahmeti nga selia në Tetovë: Zgjedhjet të jenë të pranueshme nga gjitha palët

297
Ahmeti nga selia në Tetovë: Zgjedhjet të jenë të pranueshme nga gjitha palët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në selinë e BDI -së në Tetovë, është duke zhvilluar takim Shtabin Qendror Zgjedhor, kryetarët e shtabeve komunale dhe kryetarët e degëve të partisë me qellim të koordinimit të aktiviteteve për fillimin e punës së  shtabit qendror dhe atyre komunale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016, me fokus të veçantë për aktivitetet e shtabit zgjedhor të diasporës, si zgjedhje me rëndësi por edhe procedura të posaçme zgjedhore.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij në selinë e BDI-së në Tetovë, ka folur për zgjedhjet që do të zhvillohen më 11 dhjetor. Ahmeti beson se këto zgjedhje do të jenë të besueshme demokratike, dhe të pranueshme nga të gjitha palët që do të garojnë në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Comments