Ahmeti: Nuk do të ketë zgjedhje të reja parlamentare

201

Në lidhje me deklaratën e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takim me gazetarët ka vlerësuar se Maqedonia nuk do të shkojë në zgjedhje të reja, por do të fokusohet në realizimin e programit dhe reformave të parapara, raporton Portalb.mk.

“Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë. Ka një program të mjaftueshëm dhe voluminoz që pret zbatim dhe që pret reforma për realizimi. Me rëndësi është që Maqedonia të fokusohet për realizim të programit qeveritar se sa për të menduar për zgjedhje të reja. Do të kisha apeluar edhe të mediat se për ne më e rëndësishme është që të fokusohemi në reforma, në drejtim të shtetit të së drejtës dhe ligjor, sepse vërtetë do të kishte përparim të dukshëm, sepse në këtë agjendë, duhe të të kemi raporte të mira me fqinjët për integrimet në Bashkimin Evropian. Ashtu siç ndodhi me Bullgarinë e njëta të ndodh me Greqinë. Nuk ka arsye që të shkojmë zgjedhje të reja”, tha Ahmeti.

Comments