AHMETI: Ohri, pararojë e BDI-së (FOTO)

136

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në krye me kryetarin Ali Ahmeti, Shefin e Shtabit Qëndror Zgjedhor, Bekim Neziri dhe kandidatë për deputet të njësisë zgjedhore numër 5 përmbylli aktivitetet ditore të fushatës në Ohër.

Ahmeti para një numri të madh banorësh të zonës tha se BDI do t’u qëndrojë besnike përbetimeve të saja që janë në të mirën e qytetarëve shqiptar ku do që jetojnë anë e mbanë Maqedonisë.

“Sot unë jam këtu me kuadro të larta drejtuese të BDI-së me qëllimin më të mirë që Ohri dhe vendet tjera si Dollneni, Krusheva, Manastiri e Prespa janë në qëndrë të vëmendjes së të gjithë veprimtarëve, kjo do të thotë që BDI ka kujdesë dhe angazhon kuadro më të lartë, me qëllimin më të mirë që të kemi një pasqyrë më të detajuar se çka duhet bërë më tutje. Këtu në Ohër dallon shumë nga Dollneni, këtu është ruajtur fryma e gjallë e gjuhës shqipe, është ruajtur shumë e freskët kujtesa historike, andej persekutimet e dëbimet kanë qenë të mëdha, edhe ju nuk bëni përjashtim. Pse e hapa kështu këtë takim, në hapje të këtij shtabi, ndoshta dikush të vjen të sheh se çka bëhet, kujton se po ndodh një miting, por këtu ne po hapim shtabin për fillimin e betejës që do të ndodh me 11 dhjetor”, deklaroi kryetari i BDI-së dhe bartësi i listës zgjedhore në njësinë zgjedhore numër 6, Ali Ahmeti, njofton Aktuale.mk.

Ahmeti para qytetarëve të Ohrit gjithashtu tha se ky mandat do të jetë vendimtar për shumë çështje madhore pasi gjatë katër vjetëve të radhës do të vendoset në ç’drejtim do të hapërojë Maqedonia, përkatësisht shqiptarët.

“A do të mbyllim temat e hapura që na heqin zvarrë dekadën e fundit. Çështja e emrit, marrdhëniet me fqinjët dhe temat e tjera të nxehta, kërkojnë kuadro të përgaditura që do të mund të ballafaqohen me to. Vendi ynë nuk guxon të lëviz si zvarran, por duhet të rreshtohet në NATO dhe BE. Këtu duhet të vendosin ata që jetojnë në këtë vend, e këtu jetojnë dhe shqiptarët. Për t’i bërë ballë sigurisht që duhen njerëz me dije dhe kapacitete, jo se unë jam lider i BDI-s, por janë vetëm në BDI këto kapacitete, dhe kauzën shqiptare më mirë se BDI, që në vetëvete përmban gjenerata që kanë sakrifikuar për këtë komb, ata veprojnë vetëm tek ne, janë të vetmit dalë-zotës që tu bëjnë ballë cilitdo që fiton zgjedhjet në palën tjetër”, u shpreh Ahmeti.

aliaa

Comments