Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë se ka zhvilluar një takim teje pozitiv me Isa Mustafën e LDK-së.
“Vazhduam diskutimet që kemi filluar më herët për bashkëpunimin tash edhe në prag të zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve. Diskutuam temat që janë të rëndësishme edhe për PSD-në edhe për LDK-në sa i përket programeve qeverisëse”, ka thënë Ahmeti para gazetarëve.
“Ishte takim goxha pozitiv në frymë të bashkëpunimit. Mendoj se po hapet rruga e bashkëpunimit thelbësor në mes të PSD-së dhe LDK-së”.
“I kemi të hapura të gjitha temat nga dialogu, aspektet ekonomike dhe luftimi i korrupsionit. Këto i diskutuam sot. Poashtu njoftuam njëri-tjetrin edhe për proceset e brendshme partiake”, tha Ahmeti.