AHMETI: Pensione më të larta dhe të sigurta (FOTO)
Bashkimi Demokratik për Integrim, kryetari z.Ali Ahmeti i përcjellë nga Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri si dhe kandidatë për deputet të kësaj zone, në vazhdë të fushatës zgjedhore takuan banorët e Gradecit, respektivisht pensionistët e këtij vendbanimi.
Ahmeti njoftoi të pranishmit se BDI, respektivisht politikat e saj do t’u sigurojnë pensionistëve një fond pensionalo-invalidor të sigurtë, fond ky i cili do të jetë gjithnjë në gjendje të paguaj pensionet.
Lideri Ahmeti bashkëbisedoi me të pranishmit edhe për Programin parazgjedhor të BDI-së, program ky i cili kap të gjitha sferat dhe do të jetë pjesë e Programit për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Kryetar i BDI-së pohoi se angazhimi i BDI-së do të jetë që pensionistët të kenë pensione të rregullta dhe në vazhdimësi më të larta.
Pas takimeve me pensionistët, lideri i BDI-së ka vazhduar takime me qytetarët e Komunës së Bogovinës.