Ahmeti përkujton ngjarjet e Gostivarit: Barabarësia nuk është kundërshtuese, por përbashkuese (FOTO)

229

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka përkujtuar ngjarjet e Gostivarit të 9 korrikut të vitit 1997. Ahmeti përmes rrjetit social Twitter thotë se barabarësia nuk mund të jetë kundërshtuese për të drejtat e tjetrit, por përkundrazi, na bën më të fortë bashkë dhe e bën shoqërinë më të qëndrueshme.

“Edhe pas dy dekadash, ngjarjet tmerruese në Gostivar më 9 korrik 1997 na përkujtojnë brutalitetin shtetëror ndaj shqiptarëve të cilët po kërkonin të drejta themelore, flamur, arsim, gjuhë, barabarësi.
Barabarësia nuk mund të jetë kundërshtuese për të drejtat e tjetrit, por përkundrazi, na bënë më të fortë bashkë dhe e bën shoqërinë më të qëndrueshme” ka shkruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Comments