Ahmeti përkujton rënien e Adem Jasharit, Prekazi vend pelegrinazhi për shqiptarët

394

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar 19 vjetorin e rënies së Adem Jasharit dhe sakrificën e kësaj familje gjatë luftës së Kosovës.

Ahmeti shkruan se  Prekazi është një vend pelegrinazhi për shqiptarët sepse aty gjejmë qëndresën, rezistencën, forcën, bashkimin, krenarinë, dinjitetin, flijimin dhe pavarësinë.

Prekazi i sakrificës së familjes Jashari iu bashkangjit Prizrenit të Lidhjes, Manastirit të Kongresit të Alfabetit, Vlorës së Pavarësisë dhe Flamurit.

Sot, Prekazi është një vend pelegrinazhi për shqiptarët sepse aty gjejmë qëndresën, rezistencën, forcën, bashkimin, krenarinë, dinjitetin, flijimin dhe pavarësinë.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të familjes Jashari, UÇKsë dhe kombit shqiptar” ka shkruar Ahmeti

Ndryshe sot  më 5 mars bëhen 19 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë./TetovaSot/

Comments