Ahmeti përuron sallën e re të sportit në Studeniçan, beteja për refrendumin thotë se është lufta për të ardhmen

389

Shkup, 19 shtator – Në kuadër të fushatës së referendumit, me moton “Bahkë për Maqedoninë Evropiane”, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka mbajtur tubimin e saj para qytetarëve të Komunës së Studeniçanit, në të cilin tubim lideri i BDI-së, Ali Ahmeti së bashku me Ministrin e Arsimit, Arbër Ademi dhe kryetarin e degës së BDI-së në Karshiakë, Muhamed Ramadani kanë bërë edhe lëshimin solemn të sallës së re të sportit në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në fshatin Studeniçan, raporton Zhurnal.

“Këtë takim po e shfrytëzojmë për lëshim në përdorim të kësaj salle, e cila ka qenë një prioritet dhe amanet nga paraardhësi im Abdylaqim Ademi, të cilës ju vu themeli nga paraardhësi im Pishtar Lutfiu dhe po e lëshojmë në përdorim në kohën kur me këtë institucion drejtojmë ne. Kjo është shembulli më i mirë se si duhet të funksionojmë së bashku, se si duhet ti matrializojmë projektet tona të përbashkëta”, tha në aktin e lëshimit në përdorim të Sallës së Re të sportit në Studeniçan, ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

Ndërkaq, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke folur për rëndësin e Referendumit të 30 shtatorit tha se kjo është një betej të cilën duhet ta fitojmë sëbashku. 

“Më 30 shtator beteja duhet të fitohet, dhe këtë betej duhet ta fitojmë së bashku të gjithë qytetarët e Maqedonisë, shqiptar, maqedonas, boshnjak etj. Kjo betej duhet të fitohet sepse fitohet lufta për ardhmëri, lufta për brezat që vijnë pas. Të votojsh për paqe, për stabilitet, për zhvillim ekonomik është punë e madhe”, theksoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton Zhurnal.

Nga ana tjetër kryetari i degës së BDI-së në Karshiakë, Muhamed Ramadani theksoi se anëtarësimi i vendit në strukturat euro-atlantike do të sjell beneficione të mëdha për qytetarët. 

“Nëse qytetarët e Maqedonisë votojnë PRO Marrëveshtjes së Prespës beneficioni për qytetarët do të jetë shumë i madh, pasi që në BE dhe NATO do të ketë më pak parti politike, më pak politikanë, e më shumë punetorë, më shumë shkencetarë dhe sportistë, me pak fjalë do të ketë më shumë vepra konkrete! I ftoj  qytetarët që masovikishtë të dalin më 30 shtator dhe të votojnë pro Marrvëshjes dhe pro Maqedonisë europiane”, theksoi Muhamed Ramadani, kryetar i degës së BDI-së në Karshiakë./Zhurnal.mk

Comments