Ahmeti pret përgjigjen e Ivanovit për të vendosur a do të jetë në pushtet, apo në opozitë

215
fresco

Vazhdon të rritet respekti i BDI-së për presidentin “jolegjitim” Gjorge Ivanov. Pasi kryetari i tyre Ali Ahmeti u ul në një tavolinë me Ivanovin dhe Flora Kadriun, kjo parti tani ka filluar edhe hapat e vetë politikë t’i koordinojë me vendimet e “presidentit jolegjitim”.

Kështu sipas portalit sdk.mk, BDI e ka prolonguar përkohësisht mbledhjen e paralajmëruar të kryesisë qendrore, ku duhej të vendosë nëse do të hyjë në qeverinë e Zaevit, ose nuk do të jetë pjesë e pushtetit, por do ta përkrahë qeverinë e pakicës.

Në BDI për sdk.mk kanë konfirmuar se fillimisht do të presin që LSDM t’i dorëzojë nënshkrimet te Ivanovi, që ta dëgjojë reagimin dhe përgjigjen e tij, e pastaj do të vendosin për pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e Zaevit.

Ndryshe Ivanov sot në ora 14 do ta pranojë Zaevin dhe bashkëpartiakët e tij në takim, ku do t’i dorëzohen nënshkrimet e 67 deputetëve.

Comments