Ahmeti – Rama takohen javën tjetër



Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa nga liderët e partive shqiptare në Maqedoni, mirëpo ai i BDI-së, Ali Ahmeti e ka refuzuar takimin me Ramën.
Shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi ka thënë se Ali Ahmeti nuk ka takuar kryeministrin Edi Rama sepse ka patur aktivitete partiake.
“Nuk shkuam sepse kishim shumë aktivitete partiake. Nuk arritëm as në takimin e djeshëm, për në orën 13 e 30, e as sot në orën 17.
Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka vullnet për t’u ulur në një tavolinë të përbashkët. Mbase kjo do të ndodhë javën tjetër”, ka deklaruar Grubi.