Ahmeti: S’është në pyetje fitorja, por sa do jetë e madhe dhe e fuqishme kjo fitore


Ahmeti në Haraçinë dhe Hasanbeg: Konkurrentët pa ide
Kryetari i BDI-s z.Ali Ahmeti gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Hasanbegut, Haraçinës dhe fshatrave përreth prezantoi pesë përbetimet e partisë së tij për zgjedhjet e 11 dhjetorit.
z.Ahmeti para këtyre banorëve tha se për punë të mëdha duhen edhe njerëz të mëdhenj e të përgaditur mirë dhe këta njerëz janë pikërisht njerëzit tuaj. BDI është e juaja, BDI është një pjesë e lavdishme e historisë së kombit shqiptar, është pjesë që bëri historinë moderne e më të re të shqiptarëve dhe jo rastësisht përkrahja ka qenë dhe mbetet shumë e madhe për BDI-n.
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-së
“Nuk është në pyetje fitorja, por sa do jetë e madhe dhe e fuqishme kjo fitore. BDI nuk ka hy në garë për një fitore do si do, pasi koha është shumë e rëndësishme, kemi të bëjmë me ndryshime të mëdha të politikave globale. Duhet të jemi më afër njëri tjetrit. BDI as nuk ka ofenduar dikë e as do të bëjë një gjë të tillë, por të vërtetën do ua tregojë shqiptarëve, se të gjithë ata që duan të maten me BDI-n, “mejdani” është me 11 dhjetor. Ata që duan të garojnë me ne le të dalin me projekte e platfomë të shkruar. Gjithçka është e shkruar, çka kemi thëmë e kemi bërë, çka do themi do ta bëjmë. Ne jemi krijuar nga forca që ja duan të mirën shqiptarisë, fuqi të dëshmuara, prandaj ne bartim edhe përgjegjësi, pasi jemi përfqësues të atij brezi që ka dhënë djem për kombin e vet.”
z.Ahmeti banorët e Komunës së Haraçinës i porositi që mos të bien pre e mashtrimeve që po tentojnë të servojnë partitë politike maqedonse dhe me këtë të marrin votat e tyre.
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-s
“Kemi njerëz që mund të bien nëgracë ë personave të pa cipë, me qëllim që të bëhen pjesë e një fushate sa për ta parë veten në TV në një debat, por për të qenë para qytetarëve nuk është privilegj por përgjegjësi, pasi fytyra nuk është dy hektarë.”
Banorëve të Haraçinës iu drejtua edhe bartësi i listës për deputet në njësin zgjedhore numër 2 z.Ejup Alimi dhe Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor z.Bekim Neziri.
EJUP ALIMI, BARTËS LISTE NË NJËSIN ZGJEDHORE NUMËR 2
“Mendojmë se politikat që kanë nisur duhet të rrumbullaksohen me sukses dhe me një mandat të cilin sot e kërkojë nga ju. Unë si bartës liste do t’i dal përballë të gjitha sfidave që na dalin përpara. Zgjedhjet vetëm se janë të fituara. Njerëzit që trumbetojnë dhe mbështesin partitë maqedonase, i rikujtojmë se LSDM-ja është ajo që mbylli të gjitha fabrikat në vend dhe pikërisht është LSDM-ja ajo që çdoherë ka lënëpas dore shqiptarët. LSDM parti kjo që po tenton të mashtrojë shqiptarët, nuk do t’ia del.”
BEKIM NEZIRI, SHEF I SHTABIT QËNDROR ZGJEDHOR
“Edhe kundërshtarët tanë, tregojnë qartë përmes anketave të tyre se BDI do të jetë fituese e zgjedhjeve të radhës, por Shtabi Qëndror i Zgjedhor i BDI-s kërkon që të sfidojë veten dhe për këtë neve na duhet ndihma juaj, përkrahja juaj, pasi ardhmëria juaj duhet të mbetet në duar të sigurta. Shtabi Qëndror Zgjedhor bashkë me 33 shtabe komunale është i përgaitur dhe pret fitoren e madhe të BDI-s.”