Ahmeti: Shqiptarët nuk do të votojnë LSDM-në (VIDEO)

252
fresco

Image result for ali ahmeti

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka deklaruar se nuk ka frikë nëse LSDM-ja mund t’i marrë votat e shqiptarëve.

“Jo nuk jam duke i frikësuar por z. Zaev duhet të dalë me platformë për shqiptarët dhe jo të kërkojë votat e shqiptarëve por t’ju ofrojë platformë, ofertë.

Çfarë u siguron ai shqiptarëve, çfarë u garanton shqiptarëve? Unë jam duke i zhvilluar bisedimet me zonat, me përfaqësues të rretheve dhe me koordinator të BDI-së për të hartuar listat që ato të jenë të gatshme më 11 nëntor”, tha Ahmeti.

midle

Por, nga ana tjetër, lideri i opozitës, Zoran Zaev, ka vazhduar me tubimet partiake në zonat shqiptare ku beson se do të marrë vota të konsiderueshme.

Ndërkohë liderët shqiptarë të pyetur nëse pas zgjedhjeve do të bëjnë koalicion qeveritar me politikanë të përfshirë në hetime të Prokurorisë Speciale, kanë dhënë qëndrime të kundërta.

Ahmeti shprehet i prerë se partia e tij nuk do të pranojë të tilla koalicione, transmeton “Alsat”.

 

Comments