Ahmeti takim me ambasadorin e Francës, Kristian Timonier

209
fresco

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorit e Francës në Maqedoni, z. Kristian Timonier.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori i Francës diskutuan rreth zhvillimeve pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe nevojës për stabilitet politik dhe rikthim të agjendës EuroAtlantike.
Lideri i BDIsë Ahmeti theksoi  se BDI po i ndjek zhvillimet me kujdes dhe qetësi duke patyr gjithnjë në konsideratë interesin e qytetarëve dhe nevojën për siguri dhe stabilitet në shtet.
Kryetari i BDIsë Ahmeti elaboroi edhe mbi platformën e BDIsë për barazi gjuhësore dhe ekonomike, konsensualitet, reforma dhe sundimit të ligjit si dhe integrim EuroAtlantik.
Z. Ahmeti nënvizoi që BDI është e vendosur që të vijoj rrugën e partneritet me komunitetin ndërkombëtar në drejtim të integrimit në NATO dhe Be, fqinjësisë së mirë, marrëdhënieve të mira ndëretnike, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies shoqërore.
Comments