Ahmeti takime me kryefamiljarë në Jegunovcë dhe Tearcë (FOTO)

298

foto-ali-ahmeti-1

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot ka zbritur në teren dhe ka vizituar komunat e Jegunovcit dhe Tearcës, ku në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe jashta tubimeve partiake, është takuar me banorët e këtyre vendbanimeve.

Në këto vendbanime, lideri Ahmeti ka takuar grupe të ndryshme interesi, inxhinierë, mjekë, afaristë dhe të tjerë, me të cilët ka bashkëbiseduar për qëllimet e Bashkimit Demokratik për Integrim pas marrjes së mandatit nga qytetarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Në varg të po këtyre takimeve, kryetari Ahmeti është pritur edhe nga kryefamiljarë të këtyre vendbanimeve. Ndërsa në komunën e Tearcës kryetari Ahmeti ka zhvilluar takime edhe me punonjës të arsimit.

Kryetari Ahmeti tha se këto janë zgjedhje shumë me rëndësi për përcaktimin e drejtimit të vendit. Se duhet të mbindërtojmë mbi atë që e kemi arritur dhe se ka ardhur koha të mos pranojmë asgjë më pak se barazi të plotë, punsime për cdo familje shqiptare dhe sigurim të paqes nëpërmjet integrimit në NATO. Ahmeti I ftoi të gjithë që të bëhen pjesë e kësaj beteje të rëndësishmë dhe se këto nuk janë kohra për përcarje te shqiptarëve. 

Kryefamiljarët e falenderuan liderin Ahmeti që ka zgjedhur këtë mënyrë të drejtpërdrejtë të takohet me ta dhe bashkëbisedoj.

 

foto-3foto-ali-ahmeti-1

Comments