Ahmeti takon ambasadorin e ri grek, Janakikis



Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur në Tetovë z. Dimitris Yanakakis, Ambasador i Greqisë në Shkup.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Yanakis bashkëbiseduan rreth marrëdhënieve midis Shkupit dhe Athinës, situatës aktuale politike në vend dhe zgjedhjet e parakohëshme, proceset integruese të vendit në NATO dhe BE.
Lideri i BDIsë Ahmeti uroi Ambasadorin e ri Grek për detyrën e re dhe shprehu bindjen që bashkëpunimi i ngushtë do të vijon edhe në të ardhmen.
Kryetari Ahmeti elaboroi mbi përpjekjet për ta zgjidhur krizën politike dhe theksoi që zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në dhjetor me pjesëmarrjen e të gjithëve janë hap drejt stabilizimit të situatës.
Kjo do të mundëson rikthimin e dialogut intensiv me fqiun tonë jugor Greqinë dhe adresim të menjëhershëm të kontestit me emrin dhe hapjen e perspektivës EuroAtlantike.
