Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me këshilltarët e tij është duke zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Prishtinës.
Këtu Haradinaj u prit nga i pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, njofton Klan Kosova.
Takimi në mes dyshes Haradinaj – Ahmeti është duke u mbajtur me dyer të mbyllura ndërkohë që pas përfundimit të tij do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës.