AHMETI: Trajanov, një komunist antishqiptar



Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i është kundërpërgjigjur Pavle Trajanovit të Lidhjes Demokratike (LD) duke theksuar se ai është një komunist i vjetër dhe idetë e tij për demokracinë janë të vonuara, pasi ai ka qenë pjesëmarrës në shumë organizime antishqiptare. Trajanov ka akuzuar BDI-në për politikë nacionaliste.
“Unë mendoj se Trajanov ka pasur mundësi, sepse është një politikan i kahershëm, ka vite të tëra në politikë që në lidhjen komuniste të Jugosllavisë, si administrator i lartë i shtetit dhe pjesëmarrës në shumë organizime antishqiptare, prandaj është i vonuar me këto ide. Këto ide u takojnë atyre që dinë të ndërtojnë vizion, ardhmëri dhe histori dhe jo Pavle Trajanovit”, ka thënë Ahmeti në deklaratën e tij sot gjatë hapjes së objektit të ri të komunës së Sarajit, njofton TVM2