Ahmeti u takua me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mat Stafanson

205
Ahmeti u takua me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mat Stafanson

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur sot në Tetovë, Mat Stafanson, Ambasador i Suedisë në Maqedoni.

Siç citohet në njoftimin e partisë, Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson bashkëbiseduan rreth situatës aktuale politike në vend, zgjedhjet e parakohëshme, proceset integruese të vendit si dhe marrëdhëniet me fqinjtë.

Lideri i BDI-së theksoi që vendi është ballafaquar me krizë politike qysh nga bojkoti i parlamentit nga opozita në vitin 2014 dhe gjer më sot, prandaj dhe uron që liderët politikë do t’i dalin zot nënshkrimit të tyre për përmbyllje të krizës nëpërmjet mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare me pjesëmarrjen e të gjithëve.

Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe për tejkalimin e kontesteve me fqinjët, në veçanti nevojën për zgjidhjen e çështjes së emrit si pengesë kryesore për integrimin në NATO dhe BE.

Ambasadori suedez shprehu interesim edhe për marrëdhëniet ndëretnike, me ç’rast Ahmeti foli për frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nevojën për ta rumbullakësuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si dhe avancimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Ahmeti gjithashtu theksoi që BDI ka partneritet strategjik me komunitetin ndërkombëtar në realizimin e qëllimeve tona të pëbashkëta, integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Zmadho fotografinë

Ahmeti u takua me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mat Stafanson

Ahmeti u takua me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mat Stafanson
Comments