Ahmeti: Zgjedhjet e 11 dhjetorit, fillim i zgjidhjes së krizës



Kriza politike në vend përmbyllet vetëm nëpërmjet mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike.
Kështu ka vlerësuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin me përfaqësuesin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, Roberto Bateli.
Sipas qendrës për informim të BDI-së, Ahmeti ka potencuar nevojën e rikthimit të agjendës euroatlantike dhe reformuese nga ana e Qeverisë pas zgjedhjeve.
“Maqedonia ka nevojë për institucione stabile që do t’i rreken reformave dhe do të punojnë në drejtim të zgjidhjes së emrit, integrimin e vendit në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, sepse vetëm kjo agjendë mundëson marrëdhënie të mira ndëretnike, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik”, – ka deklaruar Ahmeti në takim, njoftojnë nga BDI.