Gjesti që bëri Cristiano Ronaldo në ndeshjen ndaj Espanyol, ka filluar të diskutohet shumë në mediat spanjolle
Kur të gjithë shkuan për ta përgëzuar Gareth Bale, i cili u rikthyer me gol pas tre muaj lëndimi, Cristiano Ronaldo e bëri këtë në një mënyrë të çuditshme, shkruan Gazeta Express.
Ai reagoi disi i nervozuar kur Bale shënoi gol për Realin, pak minuta pasi kishte hyrë në lojë, derisa shkoi për ta përgëzuar i fundit dhe mënyra si e bën, në mënyrë tejet të ftohtë, tregon haptazi zhgënjimin e tij që nuk shënoi gol në këtë ndeshje. /Express/