Ajri i ndotur i mbushi me pacientë klinikat e fëmijëve nëpër Maqedoni (Video)

Qytetarët më të moshuar shprehin indinjatë ndaj shtetit. Ata thonë se institucionet nuk ndërmarrin masa të mjaftueshme për uljen e ndotjes.
“Katastrofë, ja unë zbrita nga pulmologjia, nuk mund të marr frymë, nëse dal afër benzinës këtu në rrugë, nuk mund të marr frymë. Katastrofë, qyteti nuk është vetëm i ndotur, por është tepër i ndotur”, është shprehur një banor.
“Fare nuk jam e kënaqur, turp, prena çdo gjë që gjetën, llomin e Evropës e sollën këtu, nuk mundet kështu. Ankohen nga Jugokromi, ndërsa për prerjen e pyjeve dhe ndërtimin e ndërtesave njëra afër tjetër nuk tregojnë”, ka shtuar një tjetër.
Heshtje në Qytetin e Shkupit dhe Qeveri lidhur me masat që do ti ndërmarrin për uljen e ndotjes së ajrit që po zgjatë me ditë të tëra. Sa për krahasim, autoritetet në Paris dje në përpjekjen për uljen e ndotjes ndaluan të qarkullojnë makina me numra tek të targave dhe lejuan vozitje falas në transportin publik.