Ajri i ndotur po mer shumë jetë njerëzish në Maqedoni

Në nivel vjetor 6% apo 1.200 njerëz vdesin për shkak të ndotjes së ajrit në Maqedoni, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas këtij Instituti, më shumë vdekje për shkak të ndotjes së ajrit ka në Shkup dhe rrethanat e qyteteve.
“Ndotja e ajrit në rreth 25% të rasteve është shkak për infarktet dhe goditjet e trurit”, u shpreh Dr. Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik.

