AKADEMI PËRKUJTIMORE ME RASTIN E 30 VJETORIT DEMONSTRATAVE TË 29 GUSHTIT 1988 – NË LOKALET E ISH-KOMITETIT

301

Në Kumanovë shënohet 30 vjetori i demonstratave të vitit 1988, në të cilat shqiptarët në mënyrë masive protestuan kundër sistemit komunist dhe kërkonin më shumë të drejta transmeton Faktiditor.ch.Demonstrata e 29 Gushtit në Kumanovë ishte një zë i fuqishëm i popullit të kësaj ane kundër politikës dhe masave nacional-shoveniste, antishqiptare të qeverisë së Beogradit dhe të Shkupit. Pozita e popullit tonë në ish-Jugosllavi ishte pozitë robi, edhe pse në kushtetutat e asaj kohe gjendej shprehja, i barabartë, të barabartë, barazi.

Demostratat e Kumanovës kishin nxitur emigracionin shqiptar në Perendim të dalin në mbështetje të kërkesave të bashkëkombasve të vet. Mijra mërgimtarë që morrën pjesë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia, SHBA e të tjera duke marrshuar nëpër qytetin e Cyrihut arritën deri para konzullatës sllave që gjendej në këtë qytet, aty demonstruesit brohoritën parrulla në mbështetje të kërkesave për të drejt të popullit tonë për liri.
Në demonstratat e gushtit të vitit 1988 në Kumanovë u shpreh revolta kundër shkeljes së të drejtave të shqiptarëve por manifestimi i revoltës u shua me forcë nga ana e policisë.

Comments