AKKV “ SHOTA” në një konkurencë jashtëzakonisht të fortë ka arritur që në festivalin “Vitosha folk fest 2018” të rrëmbejë disa çmime të rëndësishme raporton Faktiditor.ch .Ky ansambël me shumë traditë ka dëshmuar edhe njëherë se është institucioni kulturor më reprezentativ në vend.Disa nga çmimet e rëndësishme të këtij festivali ndërkombëtar me traditë janë :
Best Koreografi
Best Music dhe
Festival 1-st Prize
Konkurrenca për vajzën dhe djalin XXII festival ndërkombëtar folklorik “VITOSHA 2018” i takon Valentina Hazirit dhe Feim Lekës që të dy nga Gjilani njëherit valltarë të Ansamblit “Shota”.
Përfaqësuesit e AKKV “ SHOTA” thanë se me admirim të madh i urojnë nga zemra të gjithë ata të cilët me përkushtim djersë e sakrificë kontribuan që të arrihet ky sukses i rëndësishëm i shtetit tonë!
“Urime nga zemra Trupës Artistike të ansamblit dhe gjithë atyre që i gëzohen sukseseve të KOSOVËS!” u shprehën ata./Faktiditor.ch/