AKR dhe AAK përkrahin projekt-buxhetin në Prishtinë



Grupi i asamblesitëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e re, kanë deklaruar se në parim e përkrahin projekt-buxhetin e komunës për vitin 2017, njofton Klan Kosova.
Mirlinda Sopi nga AKR ka thënë se përkrahin idenë se 50% e buxhetit shkon në investime kapitale.
Ajo ka thënë se janë të shqetësuar mënyrën e planifikimit të të hyrave vetanake. Sopi ka propozuar që të gjenden forma më atraktive për arkëtimin e tyre.
Edhe Imer Rusinovci nga AAK ka thënë se përkrahin buxhetin, sidomos atë që është planifikuar për bujqësi.