Aksident fatal në Bërvenicë të Tetovës, humb jetën shqiptari

2,526

Një aksident fatal ka ndodhur sonte në rrugën rajonale Tetovë – Bërvenicë, ku për pasojë ka humbur jetën një person, njofton TetovaSot.

Komandanti i zjarrfiksave për TetovaSot thekson se aksidenti ka ndodhur diku rreth orës 20, mes dy makinave ndërsa fatale ka qenë për shoferin tek makina e tipit BMW i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Siç mëson TetovaSot, personi që ka gejtur vdekjen nga aksidenti fatal është nga Sellarce Poshtme.

Ekipet e policisë dhe zjarrfiksave janë në terren dhe po hetojnë gjithçka që lidhet me aksidentin./TS

Comments